Kryesore

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:17 - 02.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si pasojë e kalimit të një ftonti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit mdërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.




Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve amtosferike në të gjithë territorin e vendit. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.