BLUETOOTH

“Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër”- Egla bisedon me banorin e ri: Ku do të dalësh? Nuk je në një shtëpi normale, je…

13:03 - 04.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Ceno ka biseduar me Jetmir Salajn, banorin më të ri të Big Brother Vip 3, të cilit i thotë të futet pak më shumë në lojë sepse nuk është në një shtëpi normale, por në një shtëpi televizive.




Ai i kërkon ndonjë këshillë sesi të futet në lojë, por Egla refuzon t’ia japë duke i thënë se ‘këshillat janë për njerëz me mendje të varfër’.

Pjesë nga biseda:

Egla: Futu içik në grup

Jetmiri: Si të futem, si mendon t’i ta bëj këtë gjë, nëse mund të më këshillosh

Egla: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër. E di pse? Sepse unë ty nuk të njoh çfarë karakteri je, nuk ia lejoj vetes. Por e ndjej, nuk mund të rri robi të bëjë punët e shtëpisë, ka dhe ca dinamika të tjera bashkëjetesa

Jetmiri: E vërteta është

Egla: Besoj se nuk ke ndonjë kështu që të ka pritur me këmbët e para

Jetmiri: Jo, jo

Egla: …edhe pse energjia jote është yll fare. Po, ku do me dal?

Jetmiri: Nuk dua të dal askund

Egla: Po tani, robi del gjëkundi

Jetmiri: Po ku të dal, thjesht po jetoj

Egla: Për të jetuar jetojnë të gjithë. Jetesa s’është me më marr frymë dhe me heq pjata. Nuk je në një shtëpi normale, je në një shtëpi televizive

Jetmiri: Kanë qenë disa situate intensive. Mendoj se duhet të ndalem pak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.