BLUETOOTH

“Bardhi, babai i fëmijëve të mi!”-Sara Gjordeni “shpërthen” pas përjashtimit: Qëndrimi i Françeskës në shtëpi është i padrejtë

07:51 - 06.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Sara Gjordeni u përjashtua nga loja e Big Brother Vip, pas aktit dhunues të saj nga rivales në garë, Françeska Murati.




Pas ish-Missi e ofendoi, Sara tentoi të futej në tualet teksa Françeska ndodhej aty që të shkonin në nominim së bashku, por përplasja mes tyre degradoi në konfrontim fizik.

Mbrëmjen e së martës, u mor vendimin për përjashtimin e saj nga gara dhe pasi iu njoftua vendimi, ajo vendosi të takonte vetëm partnerin, Bardhin dhe moderatorin Meriton Mjekiqi.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

“Veprimi me Francesken ishte nje akumulim i mese 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh te vazhdueshme sic edhe mesa shoh, eshte vene re edhe nga ju. Une nuk e mbaj veten per vajze e cila kam fjalor te pasur ofendimesh. Rritur ne nje shtepi me burra, arrita tek “veprat”. Te cilat, e pranoj nuk ishin te hijshme, POR, i qendrova fjales qe thash, se nuk do i falja me asnje ofendim. Per mua qendrimi i saj ne shtepi eshte i padrejte dhe reflekton gjykimin e PASOJES, jo te SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…”, shkruan Sara Gjordeni.

Ajo ka sqaruar edhe raportin me Meriton Mjekiqin, pas aludimeve në rrjet rreth afrimitetit të tyre, duke shtuar se i ka qëndruar pranë për shkak se moderatori nuk ndihej mirë.

Ish-konkurrenjta e BBV u drejtua duke thënë “turp t’ju vijë mendje perverse”, teksa theksoi se ajo, Bardhi dhe Meritoni ishin i vetmi grup real brenda shtëpisë.

“PER MERITONIN ; Po shoh komente. TURP Une, Bardhi, Meritoni nese nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditet e fundit ne shtepi. Madje i vendosem emer : #PaPanik

Meritoni ditet e fundit ka qene mese i semure, me infuzione dhe pa imunitet, perpara prime pati edhe nje episod ku u ul ne toke ne dush dhe mendoi se i ra te fiket. Gjithashtu, U ndje i tradhetuar nga shtepia me situaten e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli ne krah, e te vetmit qe i ndejten prane isha une dhe Bardhi. Kjo shpjegon afersine tone. Mendjeve perverse thjesht tju vije turp”, shkroi Sara Gjordeni.

Sa i përket Bardhit, ajo deklaroi se ai është babai i fëmijëve të saj dhe se është “djali më burrë në BBV.

Sara sqaroi se askush i tretë nuk do të bëhet kurrë shkak i një ndarje mes tyre.

“SA PER BARDHIN Eshte djali me BURRE aty brenda! Babai i femijeve te mi dhe ASKUSH i trete nuk do lejohet te behet KURRE shkak i nje ndarjeje sepse cfare ndiejme une dhe ai ate e dime vetem NE

Njerezit te cilet kane besuar tek ne, ruajne nje vend te vecante ne zemren time dhe ju perulem per mbeshtetjen qe na paskeni dhene kur isha ne shtepi”, shkruan Sara.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.