BLUETOOTH

Largimi i Sarës sëmurë Meritonin, moderatori lë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe përfundon në…

17:34 - 06.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shumë debateve gjatë Prime-t të djeshëm në ‘Big Brother VIP’, moderatori Meriton Mjekiqi ka lënë për dy orë shtëpinë e ‘BBVIP”.




Sipas Icon Style, largimi Sarës dhe fakti që ish-missi vendosi që të takojë vetëm Meritonin dhe Bardhin, ka bërë që modetatori të mos ndjehet mirë dhe për këtë arsye Ledioni i ka thënë të largohej për në dhomën e rrëfimit në mënyrë që të merrte ndihmë mjekësore.

Më pas është zbuluar se Meritoni ka dalë nga shtëpia dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është rikthyer në shtëpi.

Ndërsa produksioni i ‘Big Brother VIP 3’, nuk ka reaguar në lidhje me largimin e përkohshëm nga shtëpia të Meritonit, ndërsa gjatë ditës së djeshme moderatori ka pasur probleme shëndetësore dhe ka thënë se i ka rënë të fikët në dush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.