Kosova

E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë një person në Gjakovë

17:23 - 09.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një shtëpi në Gjakovë, një person është gjendur i vdekur.




Policia e Kosovës ka lajmëruar se personi i moshës madhore është gjendur pa shenja jete, në banesën ku po jetonte me qira. Vdekjen e ka konstatuar mjeku ligjor në vendngjarje.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informacione se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai më tej ka bërë me dije se në vendngjarje ka dalë policia dhe se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.