BOTA

E rëndë/ Vëllai i tij u konfliktua me një tjetër nxënës, 19-vjeçari futet me thikë dhe çekiç në shkollën e mesme! Plagos drejtorin dhe minorenin

10:03 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të së martës (26 mars) kur një 19-vjeçar gjeorgjian hyri në shkollën e mesme të 41-të të Athinës në Kypseli dhe, duke tundur një çekiç dhe një thikë, plagosi një nxënës nigerian si dhe drejtorin e shkollës .




Në veçanti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria.

Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.

Në vendngjarje kanë shkuar persona të EL.AS-it. dhe autori është arrestuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.