BLUETOOTH

“Në Parlament vijnë njerëz që s’e njohin dushin dhe briskun”/ Deputetja e PD-së flet pa ‘dorashka’: I sheh me kollare, por iu vjen erë e tmerrshme!

13:17 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, ishte e ftuara “podcastin” e Albana Osmanit, ku ka folur hapur për kolegët e saj në Parlament.




Açka tha se në Parlament ka njerëz që janë armiq të dushit dhe të briskut, ku sipas saj, edhe pse të veshur me xhaketë dhe kollare, mbajnë aromë të tmerrshme.

Më tej ajo theksoi se ka deputetë që janë edhe analfabetë dhe se ligjvënësit janë edhe shumë thashethemaxhij.

Biseda:

Albana: Çfarë aromë mban Parlamenti shqiptar?

Flutura Açka: Furriku. Furrik. Meqënëse furrik ka ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqënëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko. Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin. Janë armikë të briskut dhe të dushit.

Albana: Po e thua në krahasim figurativ apo fizik?

Flutura Açaka: Jo, jo e them tamam tamam unë. Edhe fizik. Ka armiq të briskut dhe të dushit. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre.

Albana: Si e shkruajnë me gabime ortografike.

Flutura Açka: Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, spo flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore.

Albana: Po me thashetheme biseda të vogla merren?

Flutura Açka: Shumë, nëna e thashethemeve është Parlamenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.