Kryesore

Sterilizimi/ Ilir Beqaj del nga SPAK: Dosja është voluminoze arritëm të shohim vetëm 15 fashikuj. Ja kërkesat që kemi bërë

16:33 - 28.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj.




“Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze, por ligji lejon vetëm 10 ditë. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.

 

Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e shpenzimeve, Në këtë fazë, unë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon studioja avokatisë dhe në fund i bën faturat për mua. Tarifat janë jo të vogla dhe për të marrë një USB secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë.  Këto janë tarifat në fuqi që jemi detyruar të ndjekur procesin që ka filluar prej disa javësh”, tha Beqaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.