Kryesore

Vëzhgues jo vetëm për Mitajn në Parma, klubi që synon Champions këtë sezon ndoqi Bajramin

10:03 - 28.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi. Sigurisht, interesimi i Juventusit për Mario Mitaj bërë shumë buje, duke përqendruar vëmendjen tek mëngjarashi i kombëtares, por sipas mediave italiane, në vëzhgim nuk ishte vetëm Mitaj.




“La Gazzetta dello Sport”, shkruan se edhe Xhovanni Sartori, drejtori sportiv i Bolonjas, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami.

Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sasuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje, këto janë shifrat e Bajramit te Sasulo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.

Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bolonjas, shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm ku Bolonja pritet të luajë në Evropë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.