Kronikë

EMRI/ U përplas për vdekjes nga një automjet teksa priste autobusin në stacion, identifikohet e reja shqiptare që humbi jetën në Greqi

14:35 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm, në Patridha të Verias, në Greqi.




Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Mësohet se viktimë kanë mbetur një 68-vjeçare dhe një vajzë 20-vjeçare, shqiptare, e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës.

Sipas dëshmive, dy viktimat kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur më pas janë përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.