Kryesore

Rriten ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:24 - 08.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.




Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.