Kronikë

Arsyeja/ Shtyhet seanca në Apel për Ervin Salianjin

10:37 - 12.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca gjyqësore për deputetin e PD, Ervin Salianji është shtyrë. Mësohet se përfaqësuesi ligjor i Jetimir Olldashit, Indrit Sefa kërkon përjashtimin e gjyqtares. Arsyeja sepse Olldashi, i cili ka në pronësi një portal ka bërë disa artikuj ndaj gjyqtares në fjalë.




Seanca e radhës do të mbahet në 24 prill në orën 10:00

Salianji akuzohet për denoncimin publik për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe për favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.

Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.