BLUETOOTH

FOTO/ Dafina Zeqiri dhe biznesmeni Kreshnik Gjergji drejt altarit! këngëtarja i thotë ‘Po’ propozimit për martesë

16:41 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka thënë “PO” propozimit për martesë nga partneri i saj, biznesmeni kosovar Kreshnik Gjergji.




Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, Dafina  ka zbuluar se partneri i saj i ka propozuar për martesë, duke treguar edhe unazën mbresëlënëse që ai i ka vënë në gisht.

“Të dua!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove nga momenti i propozimit.

Por, ky nuk është gëzimi i vetëm i Dafinës ditën e sotme, pasi këngëtarja feston sot edhe ditëlindjen e saj të 35-të.

Lidhja e tyre u bë publike vitin e kalaur dhe që nga ai moment, të dy nuk e kanë fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin, duke publikuar foto romantike dhe dedikime të ëmbla.

Madje, Kreshniku ishte krah saj si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj.

Kujtojmë se ishte vetë Dafina, ajo e cila konfirmoi se do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë gjatë vitit të ardhshëm, përmes një mesazhi për fansat e saj në Instagram.

“Është zyrtare! Martohem në vitin 2024”, shkruajti ajo para disa kohësh, në kanalin e saj në Instagram.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.