Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, në një zonë të Sidneit, vetëm 24 orë pas “sulmit” në qendrën tregtare, ku humbën jetën gjashtë shtetas.
Sulmi kishte në shënjestër një prift që po predikonte në Kishën e Bariut të Mirë në zonën Wakeley, në perëndim të Sidneit, kur papritmas një person i panjohur me një thikë iu afrua atij në Altarin e Shenjtë dhe e goditi disa herë me thikë.
Menjëherë besimtarët që ishin të pranishëm kanë nxituar ta ndalojnë, ndërsa raportohet për të paktën katër të plagosur. Autori motivet e të cilit nuk dihen është arrestuar dhe sipas informacioneve fillestare nga policia.
Është njoftuar se prifti është jashtë rrezikut për jetën.
Prifti që u godit me thikë quhet Mari Emmanuel dhe ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, me mbi 17,000 ndjekës në Facebook.
Ai fitoi famë gjatë pandemisë kur e përshkroi bllokimin në Sidnei si “skllavëri masive” dhe mbështeti nocionin se vaksinat janë të kota.
Së fundmi, ai udhëtoi në Rripin e Gazës për të treguar solidaritet me palestinezët.
An attack on a priest has just been captured on a live stream at the Christ the Good Shepherd Church in the Sydney suburb of Wakeley. pic.twitter.com/s17sHHHVw7
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2024