Kronikë

Akuzohen se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, ndalohen dy persona në Elbasan

12:19 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona,  44 dhe 59 vjeç, janë ndaluar nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara.




Denoncimi në polici mësohet se është bërë nga i riu dhe nëna e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.