Kronikë

Sekuestrimi i 7500 m2 tokë në Bërxullë, ekzekutohet “arresti me burg” për 3 zyrtarët dhe 1 qytetar

13:19 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku dhe 3 persona të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.




Përveç Ymer Markut, në pranga kanë ranë edhe dy zyrtarët e tjerë Kujtim Balliu e Agim Loci, si edhe shtetasi Kujtim Allmeta pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përfituan pronën nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit: Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.  Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë”, raporton policia.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar sipërfaqja e tokës 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Haunting”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas.

Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Toka u ble nga kompania në pronësi të nipit të ish-deputetit Sadri Abazi

Sipërfaqja e tokës, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe nga Prokuroria e Tiranës është kërkuar sekuestrimit i saj, i është shitur  shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Kjo kompani, rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish deputetit socialist Sadri Abazi.

“Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit Kujtim Allmeta (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi Agim Loci dhe Kryetari i Komunës Ymer Marku, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull”, informon Prokuroria.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Ymer Marku, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës Bërxullë nga viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, në shkresën e datës 13 korrik 2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A.

Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit Agim Loci kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.