Kronikë

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me dokumenta false duke u fshehur në kamion, arrestohen dy turqit në kufi

13:57 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Portin e Durrësit ka arrestuar dy shtetas turq që kanë tentuar të dalin nga Shqipëria të fshehur në kamionë, duke përdorur dokumente false.




Sipas policisë, në pranga janë vënë,  shtetasit turq me iniciale E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara.

Gjithashtu, janë goditur në portin e qytetit bregdetar edhe 5 raste të tjera të paligjshmërisë.

Njoftimi:

Port Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 5 raste të paligjshmërive në kufi.

-Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq. Sekuestrohen dokumentet false (pasaporta turke, leje qëndrimi).

-Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas marokenë që tentuan të kalonin ilegalisht kufirin, duke u fshehur në kamion.

-Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër që dyshohet se ka dalë ilegalisht nga Shqipëria.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara, dhe 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Për këto raste:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:

H.M., 27 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, të banues në Marok, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, janë gjetur të fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve;

A. D., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së, rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.