Kronikë

Transportonin shuma të mëdha parash drejt Shqipërisë me automjet, arrestohen 4 shqiptarët. Si i lanë hetuesit britanikë të lirë për t’i futur në ‘grackë’

10:22 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi  të organizuar kriminal për kontrabandimin e parave në Shqipëri, janë arrestuar në një hetim të Agjencisë Kombëtare të Krimit.




Të dyshuarit, mësohet se u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover. Mësohet se shqiptarit i janë gjetur rreth 200 mijë paund në automjet dhe i janë seksuestruar, teksa përpiqej t’i sillte në Shqipëri.

Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër. Edhe atyre i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 150 mijë paund para të gatshme, të mbështjella me shirita elastikë në një kuti.

NCA, duke punuar së bashku me Forcën Kufitare, kanë hetuar grupin për dy vjet. Oficerët besojnë se grupi i organizuar kriminal operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitime, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme të grupeve të tjera të drejtuara nga shqiptarët në Shqipëri.

Hetimi raportohet se filloi në shkurt 2022, pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel Channel në Folkestone, Kent.

Me atë rast, brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390 mijë paund të mbështjellë në pako të ndryshme prej kallaji.

Po ashtu kontrolle janë zhvilluar edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Haringey, Londër, ku u zbuluan 150 mijë paund të tjera.

34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20 mijë paund në makinën e tij. Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 paund të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.