Kryesore

Celibashi skeptik për Reformën Zgjedhore: Progresi është zero në Parlament

15:18 - 17.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me zgjedhjet e vitit 2025 dhe për Reformën Zgjedhore.




I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 tha se progresi i Reformës Zgjedhore ka qenë zero ndaj dhe nuk është optimist në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Optimizmi duhet të jetë i moderuar kur shohim që progresi në kuadër të Reformës Zgjedhore është zero. Komisioni e mbylli misionin pa asnjë rezultat. Këto rrethana të bëjnë të jesh skeptik për suksesin e mekanizmit të ri që partitë apo Kuvendi kanë adoptuar për të zgjidhur Reformën Zgjedhore. Duket se ka një lloj veprimi por ende një rezultat. Fakti është që veç kalendarit nuk kemi ende asgjë konkrete”, tha ai.

Celibashi foli edhe në lidhje me votën e diasporës, për të cilën tha se duhet të miratohen menjëherë rregullat ose ndryshe rrezikohet dështimi i procesit. Ai i bëri thirrje Kuvendit të votohet brenda këtij sesioni.

“Kuvendi duhet të vendosë për votën e emigrantëve, të diasporës. Çdo ditë që kalon edhe nëse do të kemi një proces të realizuar në kuadrin rregullator, vihet në rrezik aplikimi dhe dështimi i procesit në këtë kuadër. Alertimi i përsëritur shpresoj të mos e konsiderojnë si një justifikim për një dështim të mundshëm të votimit nga jashtë. Natyra e procesit kërkon që rregullat të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur ndryshe nuk do të kemi kohë të zbatojmë këtë proces. Po humbim ditë të rëndësishme. Numri i atyre që pres të votojnë jashtë territorit nuk besoj se do të jetë rreth 1 milionë. Ndaj shoh që kohë kemi mjaftueshëm nëse nuk humbim kohë. Duhet të miratohet brenda sesionit të Kuvendit. Nëse shtyhet për në shtator do të jemi si në kushtet e zgjedhjeve të kaluara”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.