BLUETOOTH

Ditëlindja e 50-të e stilistes, Beckham risjell në sytë e botës foto të vjetra të Victorias

16:12 - 17.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

David Beckham ka ndarë një koleksion fotosh të papublikuara më parë të gruas Victoria teksa ajo feston ditëlindjen e saj të 50-të.




Pasi stilistja e mirënjohur Victoria Beckham bëri një post në instagram ditën e ditëlindjes së saj në të cilën festoi 50-vjetorin , ajo ka falenderuar këdo që është pjesë e jetës së saj , duke përmendur kështu bashkëshortin , fëmijët dhe familjen .

Mesa duket edhe bashkëshorti i saj 48-vjeçar ka zgjedhur gjithashtu Instagramin për t’i treguar botës dhe ndjekësve të tyre vlerësimin e tij për Viktorian , ai e ka sjell në një mënyrë shumë origjinale duke rikrijuar një kolazh me fotografi të bashkëshortes ndër vite .

Nga fotot e publikuara ai ka përfshirë fotografi të Viktorias gjatë fëmijërisë së saj, aktrimin në teatër, skijimin në vitet e saj të reja dhe shumë pamje nga prapaskenat.

David përfshiu gjithashtu disa video të katër fëmijëve të tyre, Brooklyn, 25, Romeo, 21, Cruz, 19 dhe Harper, 12 gjatë gjithë viteve.

Imazhi më special i publikuar nga David, ishte një fotografi e Victorias në moshë më të vogël e cila qëndron përballë Rolls Royce-it ku siç e kanë quajtur të gjithë “famëkeq” të babait të saj , e cila u shfaq në dokumentarin e Beckham.

Pas një interviste të dhënë nga Victoria e cila ka deklaruar se vjen nga një klasë punëtore ka qenë po Beckham i cili ka ngulmuar që stilistja të ishte e sinqertë .

“Me çfarë makine ju ka çuar babai juaj në shkollë?” ishte pyetja të cilën ai ngriti .

Pasi Davidi e bëri pyetjen vazhdimisht, Victoria tha: “Në vitet ’80 babai im kishte një Rolls Royce”.

Ndërsa nga ana tjetër mesa duket as fansat nuk e kanë harruar si detaj pasi kanë shkruar nëpër komente: “Ja ku është Rolls Royce i babit!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.