Kronikë

“Vdekja e tij ishte e pakuptueshme!”- BBC: Familjarët e shqiptarit duan përgjigje për ndarjen e tij nga jeta. Nisin hetimet në Angli

11:23 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familja e Alfred Doskut, shqiptarit i cili vdiq në spitalin në Redhill, Surrey, më 17 nëntor 2023 në Britani, kërkojnë një përgjigje për shkakun e vdekjes së tij.




BBC raporton se në gjykatën e Horsham Coroner, West Sussex, do të mbahet një seancë për vdekjen e 37-vjeçarit.

Kushërira e Alfred Doskut, Ledisa Hysa Dosku, ka thënë për BBC se kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur.

E reja tha se kushëriri i saj ishte shumë i zgjuar, duke shtuar se familja nuk e kupton ende se si ai përfundoi në qendrën e imigracionit.

“Herën e fundit që foli me të vëllanë ishte mirë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij ishte e pakuptueshme”, tha ajo.

Përfaqësimi ligjor për qeverinë dhe Serco ishin gjithashtu të pranishëm në seancën dëgjimore, e cila caktoi një shqyrtim të mëtejshëm para-hetues për në qershor.

Practice Plus Group, një ofrues i kujdesit shëndetësor që vlerësoi gjendjen shëndetësore të Doskut në spital, do të ftohet gjithashtu për t’u përfaqësuar në hetim.

Hetimi është planifikuar të zhvillohet brenda dhjetorit të këtij viti, në një datë që do të vendoset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.