Kryesore

Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Brnabiç: Cënuan rendin tonë kushtetues

14:48 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.




Shefja e parlamentit serb i arsyeton ndalimet me siç thotë , “cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, tha ajo.

Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviç.

Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviq të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.