Google ka pushuar nga puna 28 punonjës, pasi morën pjesë në protesta kundër kontratës së kompanisë për ofrimin shërbimit “cloud”, me qeverinë izraelite, pasi sipas tyre, mbështet zhvillimin e mjeteve ushtarake nga qeveria izraelite.
Njësia e Alphabet tha se një numër i vogël punonjësish protestues hynë dhe ndërprenë punën në disa zyra të tjera të kompanisë.
“Pengimi fizikisht në punën e punonjësve të tjerë dhe pengimi i tyre për të hyrë në objektet tona është një shkelje e qartë e politikave tona dhe sjellje krejtësisht e papranueshme,” tha kompania në një deklaratë.
Google tha se kishte përfunduar hetimet individuale, duke rezultuar në ndërprerjen e 28 punonjësve dhe do të vazhdojë të hetojë dhe të marrë masa sipas nevojës.
Në një deklaratë për Medium, punonjësit e Google të lidhur me fushatën ‘No Tech for Aparteid’ e quajtën atë një “akt flagrant hakmarrjeje” dhe thanë se disa punonjës që nuk morën pjesë drejtpërdrejt në protestat e së martës, ishin gjithashtu në mesin e atyre që u pushuan nga Google.
“Punonjësit e Google kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore për termat dhe kushtet e punës sonë”, shtohet në deklaratë.
Fraksioni protestues thotë se Projekti Nimbus, një kontratë 1.2 miliardë dollarësh e dhënë Google dhe Amazon.com në 2021 për të furnizuar qeverinë izraelite me shërbime cloud, mbështet zhvillimin e mjeteve ushtarake nga qeveria izraelite.
Në deklaratën e saj, Google pohoi se kontrata Nimbus “nuk është e drejtuar ndaj ngarkesave shumë të ndjeshme, të klasifikuara ose ushtarake të lidhura me armët ose shërbimet e inteligjencës”.
Protestat në Google nuk janë të reja. Në vitin 2018, punëtorët e shtynë kompaninë me sukses të mbyllte një kontratë me ushtrinë amerikane, Project Maven, që synonte të analizonte imazhet e dronëve ajrore me aplikim të mundshëm në luftë.