LAJMI I FUNDIT

Hipoteza e bujshme, Jurgen Klop po planifikon kthimin te klubi ku u bë i famshëm

19:21 - 01.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jurgen Klop ka edhe tre ndeshje të mbetura në pankinën e Liverpulit, para se t’i japë lamtumirën klubit të njohur anglez, për të mbyllur këtë etapë të karrierës së tij pas 9 vitesh. Dhe tashmë ka dalë në skenë emri i një klubi që është gati t’i hapë dyert atij, por jo në detyrën e trajnerit.




“The Independent” bën të ditur se te klubi i Borusia Dortmund po diskutohet kthimi i Klop në sezonin e ardhshëm, por si pjesë e bordit drejtues sportiv, jo në rolin e trajnerit pasi për momentin Edin Terziç duket i paprekshëm meqë çoi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Në klubin gjerman shpresojnë që të nisin një tjetër periudhë të suksesshme si ajo shtatëvjeçare me Klop në pankinë, kur fitoi dy herë Bundesligën, një Kupë Gjermanie dhe siguroi finalen e Ligës së Kampioneve që e humbi në mënyrë dramatike përballë Bajern Mynih.

Tani mbetet të mësohet se cilat janë planet e Klop, i cili bëri të ditur kur vendosi largimin e tij se nuk kishte energji për të drejtuar Liverpulin ashtu siç do të dëshironte. Ndaj një detyrë e re derisa të rikarikojë bateritë, mund të jetë mënyra më e mirë që tekniku të mbetet i përfshirë në çështjet e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.