Policia pariziene arrestoi një person që kërcënoi më herët ta hidhte vetën në erë në konsullatën e Iranit në Paris, tha një burim nga organet e rendit.
Individi doli nga konsullata dhe u kontrollua nga forcat speciale të policisë dhe në fakt nuk kishte mjete shpërthyese, tha një burim policor.
Policia franceze shkoi në vendin e ngjarjes ndërsa i kërkoi publikut që ta shmangte zonën. Shërbimi i metrosë u ndërpre në një stacion pranë konsullatës, njoftuan zyrtarët. Një individ në ambasadën iraniane i kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters nuk pranoi të komentonte mbi situatën. Nuk është e qartë nëse incidenti kishte ndonjë lidhje me shtimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit.
Në orët e hershme të ditës së premte sulme me raketa goditën disa zona brenda Iranit, sipas burimeve që i cilësuan ato si sulme izraelite.
Teherani ka lënë të kuptohet se nuk ka plane për hakmarrje, një reagim që duket se tregon shmangien e një lufte rajonale./VOA