BLUETOOTH

“Do doja ta fitonte…”- Kriset miqësia me Meriton Mjekiqin? Sara Gjordeni zbulon konkurrentin që mbështet në “BBV” dhe 4 finalistët

12:09 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni  ka folur së fundmi  rreth banorëve të këtij reality show, duke treguar edhe banoret e saj të preferuar.




Modelja ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio”, ku tregoi se aktori Julian Deda dhe Heidi Baçi janë dy konkurrentët e saj të preferuar, dhe ka dëshirë që njëri nga këta të shpallej fitues i çmimit të madh.

Megjithëse Sara tha se këtë edicion të “BBV” do dëshironte që ta fitojë një vajzë, dhe sipas saj Heidi është banorja që ka potencianlin për tu shpallur fituese, sepse edhe Egla Ceno është lojtare e fortë por disa veprime e kanë penalizuar atë.

“Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime.”– tha Sara.

Ndonëse Meriton Mjekiqi është miku i partnerit të saj, Bardhi Idirizi dhe kishte një marrëdhënie të mirë edhe me modelen, Sara tha se modertori nuk respektoi porosinë që këngëtari i la për të nxjerrë jashtë Françeska Muratin, por tashmë është afruar me të.

“Mendoj që Meritoni duhet të repsektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…”– tha modelja.

Përsa i përket finalistëve të “BBV”, ish-banorja tha: “Sipas meje në finale shkojnë Meritoni, Juli, Heidi, Romeo, Egla”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.