BOTA

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan! Zyrtarët: Nuk ka pasur dëme

07:23 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli i është kundërpërgjigjur sulmit iranian, duke e goditur me dronë. Media shtetërore iraniane raportoi herët të premten se forcat e tij kishin shkatërruar dronët, disa ditë pasi Irani nisi një sulm hakmarrës me dron ndaj Izraelit.




Një burim tha për Reuters se SHBA nuk ishte e përfshirë, por ishte njoftuar nga Izraeli përpara sulmit.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake në qytetin qendror të Isfahanit.

Një zyrtar iranian tha për Reuters se nuk kishte sulm me raketa dhe shpërthimet ishin rezultat i aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian tha se pak pas mesnate “tre dronë u vëzhguan në qiell mbi Isfahan. Sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua dhe i shkatërroi këta dronë në qiell”.

Transmetuesi më vonë tha se situata në Isfahan ishte normale dhe nuk kishte ndodhur asnjë shpërthim tokësor.

Ndërkohë, ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment mbi raportet.

Izraeli kishte thënë se do të hakmerrej, pas sulmit të fundjavës së Iranit, ku përfshiheshin qindra dronë edhe raketa, në përgjigje të një sulmi të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri.

Shumica e dronëve dhe raketave iraniane u rrëzuan përpara se të arrinin në territorin izraelit.

Analistët dhe vëzhguesit kanë ngritur shqetësime për rreziqet e përhapjes së luftës Izrael-Gaza në pjesën tjetër të rajonit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi e kishte paralajmëruar Izraelin përpara sulmit të së premtes se Teherani do të jepte një “përgjigje të ashpër” ndaj çdo sulmi në territorin e tij.

Irani i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, se Izraeli “duhet të detyrohet të ndalojë çdo aventurizëm të mëtejshëm ushtarak kundër interesave tona”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se Lindja e Mesme ishte në një “moment të rrezikut maksimal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.