BLUETOOTH

VIDEO/ Pas rreth një muaji nga dalja nga BBV, Sara dhe Bardhi japin lajmin se do të bëhen prindër! Ja mesazhi për foshnjën e tyre

07:54 - 19.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, kanë dhënë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.




Çifti i shumëpërfolur, kanë ndarë në rrjetet sociale momente krah njëri-tjetrit, teksa këngëtari i përkëdhel modeles barkun.

Po ashtu, çifti kanë edhe një mesazh për fëmijën e tyre të ardhshëm, ndërsa shkruajnë “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”

Kujtojmë se brenda shtëpisë së BBV,  Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe mesa duket ashtu ndodhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)


Në një postim në InstaStory, ish-Missi ka zbuluar se është vetëm 4 javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh.

Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”. Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.

“Vetem 4 jave qe drita jone eshte mes nesh por gezimi ishte aq i madh sa te dy donim ta ndanim me dashamiresit tane sa me shpejt, e te gezonim ato zemra qe aq fort besuan tek ne e na mbeshteten ne cdo hap. Urojme te kuptoni terheqjen tone sado te paket nga rrjetet dhe emisionet keto kohe. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe per ne eshte edhe arsyeja perse nuk do te kemi nje rikthim ne Big Brother

Mendojme se kemi fituar SHUME me teper edhe se fituesi real i ketij edicioni. Ajo shtepi na forcoi lidhjen e njeri tjetrit prej se ciles sot po krijohet nje fryme tjeter Pjesa tjeter urojme te respektojne kete moment i cili per ne, ne fund te dites mbetet nje tjeter emocion i madh per tu procesuar mes nje vorbulle emocionesh te tjera”, shkruan Sara Gjordeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.