LAJMI I FUNDIT

“T’ia tregojmë vendin Partisë Socialiste duke…”- Salianji nga Roskoveci: Duhet të bëjmë gjithçka që të çrrënjosim me themel të keqen

19:59 - 20.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një takim me demokratët në Roskovec është shprehur se në zgjedhjet e ardhme duhet “t’ia tregojmë vendim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste duke u takuar me qytetarët, duke qëndruar në këmbë dhe duke i rikthyer të gjithë institucionet te qytetarët”.




Salianji u shpreh gjithashtu se sot duhet të bëjnë gjithçka për të çrrënjosur të keqen dhe për të larguar nga qeveria Edi Ramën duke garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ju e dini që Edi Rama dhe PS nuk ka asnjë kujdes për qytetarët, që në asnjë rast të vetëm nuk bën përpjekje të marrë votat duke paraqitur ofertën më të mirë, por të kundërtën e saj.

Të gjithë keni nga një familjarë që preket nga taksimi i profesioneve të lira, vendosja e 30% të tatimit është si ti marrësh shpirtin dhe padiskutim qindra mijëra profesionistë të lirë që janë goditur nga ky tatim, do të bënim ndryshimin.

Këtë herë duhet t’ia tregojmë vendim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste duke u takuar me qytetarët, duke qëndruar në këmbë dhe duke i rikthyer të gjithë institucionet te qytetarët.

Shikoni pak sesi e përdorin qeverinë dhe pushtetin ditët e fundit. Këtu në këtë Shqipëri njerëz në kërkim nuk i gjen policia, por i gjejnë vrasësit dhe kriminelët që i vrasin në shtëpitë e tyre. Këtu Policia e Shtetit turret të mbrojë korrupsionin qeveritar, duke kapur dhe presionuar protestuesit e opozitës. Asnjë merak nuk duhet të ketë asnjë protestues, asnjë marifet nga drejtuesit e policisë, nuk mund të bëjnë dot presion te demokratët.

Rama kishte thënë se kërkon mandat të katërt se do jetë garant i Reformës në Drejtësi. Po çpunë ka Edi Rama me Reformën në Drejtësi? Si qenka garant? Pse për këtë u votua dhe u mbështet nga e gjithë klasa politika dhe ndërkombëtarët, që Edi Rama të jetë drejtuesit? Të urdhërojë arrestimin e kundërshtarëve politikë? Ndërkohë që letrën e GJK e merr e gris dhe e hedh në kosh sikur mos të ishte asgjë.

Nga ky moment, duhet të bëjmë gjithçka që të çrrënjosim me themel të keqen. Ajo që na lidh ne si detyrim, është të përballemi me këtë regjim, të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të largojmë Ramën së bashku me çetën e tij.

Është e rëndësishme që të jemi në këmbë, të gjithë bashkë të bëjmë të mundur ndryshimin”, tha Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.