AKTUALITET

U zhduk së bashku me nipin 3-vjeçar, çfarë e detyroi gjyshen të kthente Amar në krahët e nënës së tij! Pasi qëndroi tek të afërmit në Kukës, ajo…

14:26 - 20.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Barie Gjuni, gjyshja e cila rrëmbye nipin dhe më pas u zhduk pa gjurmë, mësohet se ka qëndruar për disa ditë tek të afërimit e saj në Kukës e më pas është larguar për t’u zhvendosur në Tiranë.




ile gjuni3

Mësohet se ajo është detyruar të dorëzojë 3-vjeçarin pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” nga gjykata për bashkëshortin e saj Rexhep Gjuni dhe të vëllanë, Arben Selaj gjatë seancës së djeshme gjyqësore.

Uniformat blu informuan se Amar tashmë është me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore”, raporton policia.

Ndërkohë po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Deri më tani në pranga kanë rënë gjyshi i të miturit Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/ Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.