Kryesore

Goli “fantazmë” në “El Clasico”, ish-gjyqtari spanjoll: Të shfaqin pamjen si u vendos, ja pse nuk paguajnë 3 milionë euro për teknologjinë e vijës së portës

22:35 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës ka prodhuar një moment për të cilin do të diskutohet shumë gjatë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Lamin Jamal iu afrua golit për katalanasit, teksa Lunin ndali topin brenda portës së tij.




Në “La Liga” nuk ka teknologji të vijës së portës, që sinjalizon në orën e gjyqtarit nëse sfera është futur plotësisht brenda apo jo, ndërsa VAR-i vendosi që ky nuk ishte gol. Pamjet e Lunin që ndalnin topin kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak minutash duke bërë të shpërthejnë polemikat.

Iturralde Gonzales, ish-gjyqtari spanjoll i cili bën moviolistin për “AS”, ka shpjeguar pse situata është shumë e paqartë dhe arsyen pse mungon teknologjia. “Topi duhet të kalojë shumë më tepër linjën e portës në mënyrë që të hyjë i plotë sipas mendimit tim. Por pamja që po i dhurojmë botës në ndeshjen më të rëndësishme, është e tmerrshme.

Ky është goli i tretë “fantazmë” në këtë kampionat. Për vetëm 3 milionë euro nuk do të ishim këtu duke pritur vendime! Pa teknologjinë e vijës së portës, të detyrojnë që të bësh një akt mirëbesimi. Dikush të mbajë shënim! Me kamerat aktuale, nuk ka perspektivë të vijës së portës.

Dhe ta dini, do e them gjithçka. Nuk është se Tebas (presidenti i La Liga), nuk e do teknologjinë, janë klubet që nuk e duan. Është e pabesueshme. La Liga nuk dëshiron të blejë licencën nga FIFA, pasi e cilëson atë si një “monopol”, nuk duan që t’i japin para. Ndaj më mirë hiç. Nëse duan transparencë, atëherë të shfaqin pamjen me të cilën vendosën që nuk hyri topi”, tha ai duke folur për çështjen në fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.