Kronikë

Përleshje mes dy të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin, më pas arrestohet

22:20 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Markopoulos .




Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë dhe ka ndodhet i shtruar në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.