LAJMI I FUNDIT

Vetëm pak minuta na ndajnë nga “El Clasico”, Ksavi dhe Ançeloti publikojnë formacionet zyrtare

20:15 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sonte në orën 21:00 të mbrëmjes do të luhet takimi më i rivalizuar i historisë së futbollit spanjoll. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona. Ndeshja do të jetë e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.




Madrilenët vijnë si kryesuesit e kampionatit, me një diferencë prej 8 pikësh nga katalanasit e vendit të dytë. Me këtë ndeshje ata mund ta vulosin përfundimisht çështjen e titullit kampion porn ë të njëjtën kohë, në rast të një fitoreje të të besuarve të Ksavit, mund të rihapet përsëri duke qenë se diferenca mund të shkoj në vetëm 5 pikë.

2 ekipet vijnë pas një jave komplet të ndryshme. Barcelona u eliminua nga PSG-ja në Ligën e Kampioneve kurse Reali mundi pretendentët kryesorë, Mançester Sitin. Ky takim do të vlejë shumë për fatet e sezonit dhe pikërisht nga rëndësia që ka, trajnerët e secilës skuadër kanë vendosur të fusin në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid (4-3-1-2) : Lunin; Lukas Vazkez, Rydiger, Kamavinga, Tukameni; Modriç, Valverde, Kros; Bellingam; Vinicius, Rodrigo | Trajner: Karlo Ançeloti

Barcelona (4-3-3) : Ter Shtegen; Kunde, Arauho, Kubarsi, Kanselo; De Jong, Kristensen, Gyndugan; Jamal, Levandoski, Rafinja | Trajner: Ksavi Hernandez

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.