LAJMI I FUNDIT

Zgjedhja më e mirë, Edy Reja mund të drejtojë skuadrën e Serie A këtë sezon

18:24 - 21.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udinese nuk po kalon një sezon pozitiv, teksa ka arritur vetëm katër fitore në kampionat, duke bërë që ekipi të jetë në vendin e 17-të, një pikë larg zonës së ftohtë.




Situata ka vënë në rrezik pozicionin e trajnerit Gabriele Cioffi, i cili mund të largohet nga pankina. Sipas mediave italiane, klubi i Udineses po mendon t’i besojë stolin Edi Rejas deri në fundin e sezonit.

Profili i ish-teknikut të Shqipërisë vlerësohet si i duhuri, për të shpëtuar skuadrën nga rënia prej kategorie.

Alternativa të tjera, në rast dështimi të kësaj piste janë Leonardo Semplici, Andrea Stramaccioni dhe Fabio Cannavaro. Java që vjen pritet të sjellë ndryshime te Udinese, me drejtuesit që do marrin shumë shpejt një vendim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.