Kronikë

I cilësuar si personi kyç në marrëveshjen për emigrantët dhe lidhjet me krimin, Engjëll Agaçi reagon pas investigimit të medias italiane: Do t’i padis

10:14 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka reaguar pas investigimit të medias italiane RAI3, që e konsideron atë si personin kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.




Në një reagim për mediat, ai ka paralajmëruar padi për shpifje kundër  televizionit italian, pasi sipas tij, po i dëmton reputacionin.

Agaçi shkruan se “burimet para se të publikohen duhet të verifikohen”, ndërsa thekson se prej 10 vitesh e ka lënë detyrën e tij ligjore.

“Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, shprehet ai.

Kujtojmë se në artikullin e publikuar nga gazeta italiane ‘La Repubblica’  tregohen edhe shumë detaje në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Sipas artikullit të gazetës, njeriu kyç i Paktit Itali-Shqipëri është një ish-avokat i narko-trafikantëve, për të cilin thuhet se ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.

“Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”, thuhet nder te tjera ne shkrim.

LEXO KETU: Pakti për emigrantët/ Media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i trafikantëve të drogës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.