Në një postim të fundit të bërë nga ish-p*rnostarja Mia Khalifa në llogarinë e saj në instagram , ka pranuar se ishte e prirur në përdorimin e ilaçit për humbje peshe, Ozempic, pasi një përdorues i rrjeteve sociale lavdëroi fizikun e saj në formë .
Vitet e fundit, të famshëm dhe influencues e kanë miratuar ilaçin si një mrekulli për shkrirjen e yndyrës . Ky ilaç ka grumbulluar mbi një miliard shikime vetëm në TikTok . Yjet kanë dalë përpara për të diskutuar publikisht përvojat e tyre, duke ndezur më pas një interes më të gjerë publik për medikamentin.
Më 20 prill, ish-p*rnostarja Khalifa, dikur në Twitter ka promovuar aksesorët e saj dhe markën e stilit të jetesës ‘’Sheytan’’ . Imazhi tregonte bizhuteri ari të mbështjellë në kornizën e saj të veshur me bikini teksa mbante qenin e saj të përkëdhelur.
Në mbishkrimin e imazhit, i cili deri në kohën e shtypit ka mbledhur më shumë se 850,000 shikime, Khalifa shkroi se produktet e saj ishin “të disponueshme’’.
Postimi tërhoqi vëmendjen e një përdoruesi,, i cili shprehte admirimin për trupin e Khalifa-s, duke shkruar në spanjisht: “Pse nuk kam lindur me atë trup. Zoti im, sa ju kushtoi!”
Khalifa nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë kompleks që të pranoj ndihmën kirurgjikale dhe medicinale , duke komentuar : “I bleva c**** dhe jam në Ozempic, mund të të them saktësisht se sa kushton.”