Kronikë

“I mori ilaçet e djalit, i hodhi në kanal!”- Gjyshja rrëmbeu nipi, i vëllai i bën thirrje nënës së 3-vjeçarit: Lëri budallallëqet, e dimë që e bën për para

13:59 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i Barie Gjunit, gjyshes që rrëmbeu nipin 3-vjeçar dhe ia riktheu nuses pas gati një jave, ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçares Ile Gjuni duke u shprehur se gjithçka e bën për para.




Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai iu drejtua 23-vjeçares duke u shprehur se: “O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte”.

Ai theksoi se Ile Gjuni nuk e ka lejuar gjyshërit të shihnin nipin pas largimit nga banesa e tyre pas vdekjes së bashkëshortit, Avni Gjuni.

I vëllai i Baries deklaroi se e motra kishte dërguar nipin 3-vjeçar për ta vizituar pasi ishte me kollë dhe kur i dërgoi ilaçet nuses së saj, sipas tij, kjo e fundit ia kishte hedhur në kanal.

I vëllai i Barie Gjunit: “Nuk quhet rrëmbim, se ka marrë për të mos e kthyer më. Motra thjesht e ka marrë për t’i vazhduar ilaçet pasi e vizitoi tek doktori, fëmija doli i ftohur, i sëmurë. I mori ilaçet, ia çoi nënës së tij dhe i tha ‘fëmija ka dalë i ftohur, ka 7 muaj me kohë, e vizituam ne, ja ku i ke ilaçet a mund t’ia japësh?’. Motra ime ia ka blerë vetë ilaçet, por zonja i ka hedhur në kanal. Ka thënë ‘fëmija nuk është i sëmurë, s’ka nevojë që ta vizitoni ju’. Nga kjo është arsye është detyrua motra që të marrë fëmijë dhe në policinë e Durrësit e ka dorëzuar me ilaçet që ia vazhdonte çdo ditë.

Kjo është arsyeja që e ka marrë, thjesht për t’i dhënë ilaçet fëmijët. Nuk e ka rrëmbyer, ka ardhur me çantën e ilaçeve, edhe dhëndri ia ka treguar policisë.

Ajo është treguar shumë e keqe, mbas vdekjes së djalit rreth 2 muaj e gjysmë s’kanë pasur të drejtë gjyshja dhe gjyshi për ta vizituar, arsyet ajo i di vetë. E gjithë familja i kemi shkuar për të biseduar, se boll fëmija humbi babën, fëmija do dashuri e jo para. Ilja i thoshte motrës 24 orë që t’i fëmijën nuk ke për ta parë kurrë, mbas disa kohësh me ndërhyrje të tjerë ranë dakord që ta shikonin të shtunën e të dielën nga 3 orë fëmijën, kjo është e vërteta që të gjithë e dinë. Më vjen turp që ta them unë të vërtetën nga Belgjika, kur e dinë të gjithë. Motra kërkonte që nipi të flinte tek shtëpia e saj, por ajo nuk pranonte. E detyroi motrën që ta mbante. I kam shkuar nga Belgjika në shtëpi për këtë punë, i kam thënë ‘lëri ato budallëqe, se fëmija do dashuri, si nga ana jote ashtu edhe nga ana e gjyshërve’.

Nuk di që do të fejohej. Kur ka qenë nipi im gjallë, Ilja është trajtuar si princeshë nga motra ime. Ti vijë turp, e di mirë që nuk e ka marrë për të mos e dorëzuar. Thjesht kërkonte që nipi të shkonte të flinte një fundjavë tek shtëpia e tyre.

O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Momenti kur ka lindur Amari deri në vdekjen e babait të tij, ka jetuar me motrën time. Shko hiqi denoncimet, lëri budallëqet, hyr në dialog që fëmija të ketë dashuri nga të dyja familja. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte. Kush e rriti fëmijën. Është turp që ta sillte këtë çështje, mjafton që t’i jepte ilaçet djalit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.