Kronikë

Sherr mes dy turisteve në Lukovë, 60-vjeçarja hedh nga shkallët amerikanen. Ja çfarë dyshohet

14:12 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt ka ndodhur mes dy turisteve në Lukovë të Himarës, ku një shtatase gjermane ka shtyrë nga shkallët një amerikane.




Sipas policisë, gjermanja me iniciale E.H, 60-vjeçe, dyshohet se vuan nga shëndeti mendor, dhe pas incidentit është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Ndërkohë,  amerikania me iniciale T. P., 54 vjeçe, është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Të dyja ato banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

Himarë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.