Kronikë

“Më tha ‘do ta zgjidhim me Kanun!'”- Nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer nga gjyshja: E kam respektuar! Pasi më vdiq burri nuk më linin të ikja nga shtëpia

13:26 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e 3-vjeçarit të rrëmbyer nga gjyshja, ka rrëfyer më shumë detaje për ngjarjen.




Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur’ të drejtuar nga moderatorja Evis Ahmeti në News 24, ajo është shprehur se  vjehrra ia kishte thënë që kishte plan për ta rrëmbyer 3-vjeçarin.

Sipas saj, njerëzit e burrit që kishte ndërruar jetë, nuk e linin të dilte nga shtëpia.

“Vjehrra më ka thënë që në fillim që kam plan që të ta marrë djalin. Më ka thënë se do ta zgjidhim vetëm me Kanun. Unë e kam respektuar. Pasi ka vdekur Avniu, u prishën raportet mes nesh sepse nuk donte të më linte të ikja.

Pas vdekjes së bashkëshortit tim, nipi flinte me gjyshen, sepse isha në punë. Nuk është e vërtetë fare që kam dashur të martohem. Unë iu kam thënë të gjithëve se nuk dua të dal asnjëherë jashtë shtetit, janë fjalë që nuk dua t’i dëgjoj, pasi nuk janë të vërteta”, u shpreh nëna e 3-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.