Kronikë

Transportonte kanabis me një grek, arrestohet gruaja shqiptare. Ja çfarë ju gjet në banesë

08:21 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar nga policia greke, pasi janë kapur më një sasi të madhe hashashi.




Sipas informacioneve, autoritetet arrestuan një 52-vjeçar grek dhe një grua 40-vjeçare shqiptare, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë kanabis.

Mediat greke shkruajnë se identifikimi i tyre është bërë pas një kallëzimi ndaj tyre.

Gjatë kontrolleve në banesën dhe makinën e tyre, është gjetur edhe shuma e parave prej 23 mijë eurosh dhe peshore precize.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.