BLUETOOTH

Egla i hap zemrën Erjolës : Dua të bëj një fëmijë kur të dal, një kaçurrelse…

19:37 - 23.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pasi ka rrëfyer një pjesë të jetës së saj në të cilën Egla tregoi se s’ka mundur të kishte fëmijë për arsye të ndryshme , kjo temë u rihap përsëri në ambientet e jashtme të shtëpisë së BBV po nga aktorja. Ajo ka qenë duke diskutuar me Erjolën për sa i përket mëmësisë dhe planeve të saj të afërta për të pasur një bebe të vogël . Ndërsa nga ana tjetër Erjola i thotë se një gocë është ajo çfarë i duhet, aktorja me nota humori i replikon se do ta projektonte të bukur e me kaçurrela.

Pjesë nga biseda :

Egla: Do i fus edhe unë një kalama kur të dal mi Erjola se kot ndejta.

Erjola: Një Egla të vogël moj , një gocë.

Egla: Një kaçurrelse , do iki ta projektoj në zyrë direkt , sytë kështu , rrelat kështu . Po mi po pse jo , do ta bëj.

Erjola : Ishalla!

Egla: Mami më lutet po bëje se ta rris unë ti vetëm bëje . Po ik më lër rehat i them se po vete sa ty , ajo shkrihet së qeshuri.

Erjola:Një gocë të duhet.

Egla: Po le ta rrisi pse jo , hajt do ta mendoj.

Erjola:Mos e mendo .

Egla: Po pra do ta bëj , po e mendoj ta bëj . Kam frikë se mos mësohem keq,edhe fillloj e i bëj në seri.

O zot i madh!

Erjola: Një gocë e do nëna gjithmonë.

Egla: E do ë ?

Erjola: E do.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.