BLUETOOTH

“Mashtrues je…”/ Fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila thumbon aktorin: Xhelozon ëëë?

08:38 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhensila Myrtezaj është një nga artistet më të përfolura të momentit, teksa këngëtarja i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku.




E ftuar në një nga club-et në fundjavë, teksa Xhensila ishte duke performuar hitin e saj në bashkëpunim me këngëtarin Bardhi, ‘Mashtruese’, fansat i kanë përmendur emrin e Bes Kallakut.

Ndërsa këngëtarja e thumbon me fjalët ‘Xheloz ëëë”.

 

@tteutaalushi @Xhensila Myrtezaj #viral #fyp #tiktok #perty #tiktok #perty #foryoupage #albania #shqipe #xhensilamyrtezaj #beskallaku #fypシ゚viral ♬ suono originale – Tea✨

Kujtojmë që ishte Bes Kallaku zbuloi ndarjen, teksa tha se fëmijët e tyre jetojnë me këngëtaren, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.