BLUETOOTH

“Na nxorën mes katër rrugëve!”- Olsi Bylyku ironizon sërish daljen nga Big Brother: Si përfunduam kështu ne? Shkuam për mirë na larguan për dy javë

12:00 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka vijuar ‘thumbat’ ndaj Top Channel, pas eliminimit të tij nga “Big Brother VIP” vetëm pas rreth dy javësh që i ishte bashkuar garës.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka promovuar këngën e tij të re, ai u ka treguar me ironi ndjekësve të tij se ka mbetur pa punë, pasi mbeti në mes të 4 rrugëve pas mbylljes së Klanifornias dhe pasi e nxorën nga BBV.

 “Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”, thotë Olsi.

Më tej, aktori ka treguar edhe një pjesë të këngës së  tij, tek dëgjohet se thotë “gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”.

Reagimi i plotë

Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë. (Luan këngën në sfond) Gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Kujtojmë se Olsi pasi u bë pjesë e rrugëtimit të “BBVA 3”, u eliminua as rreth dy javësh, për shkak të një televotimi.

Eliminimi për aktorin erdhi në mënyrë të papritur, pasi edhe vetë ai nuk e kishte pritur. Fillimisht, ai shprehu habinë e tij, ndonëse gjithçka e mori me sportivitet dhe la shtëpinë duke qeshur. Olsi ka bërë disa herë reagime të tilla dhe ka thumbuar produksionin e “BBVA 3”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.