Gjykata ka liruar nga burgu, anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili u arrestua dy muaj më parë. Bëhet fjalë për shtetasin, Armando Sulejmani, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.
“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftim.
Shfaq Komentet (0)