BLUETOOTH

“Po bën lojë fiktive me Heidin”- Erjola krahason lidhjen e Romeos me atë Donald-Beatrix: Historia po përsëritet

22:13 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prime-n e mbrëmjes së sotme (27 prill) Erjola Doçi ka bërë një deklaratë që ka tensionuar marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn.




Ajo ka ngritur dyshime te lidhje me tij me Heidi Bacin, duke thënë se i duket fiktive dhe se i përngjan shumë me atë të vëllait të tij, Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj.

Pjesë nga diskutimi:

Erjola: Jemi ne që e kemi suportuar tek puthja e parë, ne suportojmë apo diskutojmë çfarë shohim. Unë jam një nga personat. Historia po përsëritet, po bën një lojë fiktive me këtë vajzë. Po më duket diçka e parë në edicionet e kaluara.

Romeo: Më vdekshin robtë nuk e di për kë e ke fjalën.

Erjola: E kam fjalën për edicionin e parë, historinë me Donaldi dhe Beatrix.

Romeo: Çfarë lidhje ka kjo? Nuk është normale, je në terezi. Çfarë lidhje ke që më krahason me edicionet e tjera?

Ledjoni: Më duket krahasim i pavend.

Erjola: Zgjodhe të mos kaloje momente intime me vajzën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.