Kryesore

Komisioneri Publik kërkon që Alfred Ballës, kreut të KLP t’i hiqet për 15 vite e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë

11:24 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po shqyrton sot çështjen e Alfred Ballës, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut me argumentin se ky i fundit nuk gëzon statusin e magjistratit.




Alfred Balla u zgjodh në KLP, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkon që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimmarrje për çështjen e kreut të KLP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.