Kryesore

“Kryeministria është e zënë, po mbyll punët me Italinë!”- Salianji zbulon institucionet që nuk u janë përgjigjur kërkesave për informacion nga Komisioni Hetimor i TIMS

13:40 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS, Ervin Salianji, në nisje të mbledhjes së ditës së sotme (29 prill), ka zbuluar institucionet që nuk i janë përgjigjur kërkesave për informacion.




Gjatë fjalës së tij, Salianji ka treguar se kërkesave për informacion nuk i është përgjigjur Ministria e Brendshme, Prokuroria e Tiranës dhe Kryeministria, ndërsa ironizoi këtë të fundit duke thënë, “mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe KM të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri”.

Salianji:“Data fundore në të cilën të kthenin përgjigjen institucionet të cilave u janë dërguar kërkesat për informacion, ishte 25 prill 2024. Nga të dhënat që na kanë ardhur, ka sjellë përgjigje SPAK.

Sot në tejkalim të afateve, më vjen keq që një institucion si Policia e Shtetit, tejkalon afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve, është depozituar sot në protokoll. Ka sjellë përgjigje autoriteti kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar, komisioneri për të drejtën e informimit dhe AMP.

Në tejkalim të afateve ligjore dhe në shkelje të ligjit, nuk është përgjigjur Kryeministria, mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe KM të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.  Ka kthyer përgjigje dhe SHISH dhe do ju lutesha kolegëve dhe ekspertëve, duke qenë se një pjesë e dokumenteve që do të shqyrtohen do të jenë sekret hetimor, të plotësojnë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie për të qenë plotësisht në rregull me ligjin.

Më vjen shumë keq SHISH përdoret dhe sjell përgjigje për t’u tall me komisionin, me publikun dhe taksapaguesit ”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.