Kryesore

Rama: S’është marrëzi, në 2030-ën kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë në 30 milionë turistë

12:38 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se “nuk është marrëzi” që objektivi i 20 mln turistëve të vendin tonë mund të arrihet brenda afatit 5-vjeçar. Kreu i qeverisë theksoi se deri në 2030-ën kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë në 30 milionë turistë.




“Sot nëse më pyesni ku do të jetë Shqipëria në 2030 në raport me numrin e turistëve, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit e vitin e ardhshëm për të pasur edhe më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që shifra e 20 mln turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë 30 mln”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se qeveria dhe sektori privat duhet të jenë në harmoni me njëri-tjetrin.

“Duhet të mos harrojmë ofertën, çfarë ne ofrojmë sot dhe çfarë duhet të bëjmë vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës.

Sa e rëndësishme është ajo që bëjmë në të gjithë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe shkallët e institucionet, dhe nga ana tjetër ndërveprimin me sektorin privat, në harmoni me njëri-tjetrin për të garantuar që kjo kërkesë të mos goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar nga ky rrezik, të jemi të vëmendshëm që këtë prurje të mos e lëmë në rrjedhje të lirë”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Do të vendosim disa pika mbi i në lidhje me sezonin turistik. Jemi përballë zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numrit të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste, është më e lartë sesa pritshmëritë.

Në një takim me operatorët turistikë në Durrës shpreheshin të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj kishte arritur 5 mln. U thashë mos u humbisni që mbas 5 vitesh të shkojmë 10 mln. Shumëkush kishte arsye për ta vendosur në dyshim këtë parashikim, që nuk ishte si hedhje falli ose premtime që shpeshherë hidhen në ajër nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo mbështetje dhe pastaj i merr era. Është tamam si parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara në analiza faktike dhe projeksione trendesh. Sot nëse më pyesni ku do të jetë Shqipëria në 2030 në raport me numrin e turistëve, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit e të ardhshëm për të pasur edhe më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që shifra e 20 mln turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë 30 mln.

Duhet të mos harrojmë ofertën, çfarë ne ofrojmë sot dhe çfarë duhet të bëjmë vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës.

Sa e rëndësishme është ajo që bëjmë në të gjithë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe shkallët e institucionet, dhe nga ana tjetër ndërveprimin me sektorin privat, në harmoni me njëri-tjetrin për të garantuar që kjo kërkesë të mos goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar nga ky rrezik, të jemi të vëmendshëm që këtë prurje të mos e lëmë në rrjedhje të lirë.

Nuk na duhet një Shqipëri, destinacion i turizmit masiv, nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, por një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe arrin të formulojë në ofertë ku nuk janë numrat në pamje të para që ka rëndësi, por cilësia e numrave. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet sa interes ke dhe çfarë pasojash e ushqen këtë interes që ke. Të kesh 1 mln turistë që konsumojnë pak çdo ditë, ose të kesh 100 mijë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë. Ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 mln, por nuk e vendosin vendin nën presionin e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, trajtimin e mbetjeve.

Lidhen pastaj me presionin mbi infrastrukturën, trafikun, sigurinë etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.