I zgjedhuri i partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për qytetin e Londrës, Sadiq Khan, është rizgjedhur për herë të tretë si Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti.
Sipas mediave britanike, në një video të shpërndarë nga vetë kryebashkiaku ditën e djeshme, ai duket se shprehet i sigurtë për një fitore të mundshme, pasi tha:
“Votimet janë zyrtarisht të mbyllura, ndaj e dua t’ju falenderoj. Faleminderit të gjithë londonezëve për votimin. Faleminderit për çdo vullnetar e aktivist laburist për punën tuaj të madhe. Energjia juaj ka qënë e mrekullueshme. Ju keni ditur si të komunikoni me çdo londonez nëpër pragjet e tyre e në telefonata, për të shpërndarë vizionin tonë për një qytet më të drejtë, të sigurtë e të gjelbëruar. Pa ju,asgjë nga këto nuk do ishte e mundur. Së bashku, dërguam një mesazh për të drejtat, barazitë dhe të shpresës.”- u shpreh Khan.
Polls are now closed.
Thank you to Londoners for voting.
And thank you to every single Labour supporter and activist for your hard work today and across the campaign. Your energy has been inspiring. ❤️ pic.twitter.com/yg0LDPv5nh
— Sadiq Khan (@SadiqKhan) May 2, 2024
Kush është Sadiq Khan?
Sadiq Khan, i zgjedhur i partisë laburiste, është zgjedhur për herë të parë Kryebashkiak i Londrës, në zgjedhjet e vitit 2016. Që atëhere ai ka vahduar të qëndrojë në këtë post, duke mposhtur kështu kundërshtarët konservatorë.
Nga 1994 deri në 2006 ai ka qënë Këshilltari për Ëandsëorth të Londrës, për të pasuar si Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Komunitetet dhe Qeverisjet lokale në 2008, e për të përfunduar pas këtij posti si Ministër i Transportit.
Në vitin 2018 ai u përfshi në listën e Time 100 të njerëzve më me ndikim në botë, për shkak të reformave të tij në fushën e transportit, që e bëri këtë të fundit më të aksesueshëm për popullsinë londeze, si dhe reduktoi numrin e automjetëve ndotëse në vend.