BLUETOOTH

Sarah Berisha në të përditshmen e saj pa make-up, larg ‘kurorëzimit’ së Instagram-it. Fotot e kapur nga paparazzi të blogeres

15:03 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi mësuar ta identifikojmë pikërisht me stilin e saj. Sarah Berisha është quajtur si një nga blogeret më të famshme në vendin tonë, ku vijon të pëlqehet dhe të ndiqet shumë në rrjetet e saj sociale.




Gjithnjë e kuruar dhe plot stil jemi mësuar që Sarën ta shikojmë në videot dhe fotot që poston, ku bie në sy veshja gjithnjë plot stil si dhe pamja e kuruar. Por duket se krejt ndryshe është në të përditshmen e saj blogerja. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të zakonshme të sajën në zonën e “Bllokut”.

E veshur tërësisht sportive dhe me flokët e kapura bisht, ajo kishte preferuar që të ishte pa ‘make-up’. Për ne është gjithnjë një pamje disi ndryshe kur shohim VIP-a komplet natyralë, duke bërë kështu dallimin me atë që jemi mësuar të shohim në dalje publike, apo edhe në “Instagram”-et e tyre.

Sa i përket jetës private, ajo dhe DJ PM po vijojnë të kenë një lidhje të konsoliduar, që e nisën brenda në shtëpinë e “Big Brother”. Së fundmi PM ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien me partneren e tij dhe planet për tu bërë prindër. Teksa u pyet nga gazetarja a është një fëmijë në planet e tyre, ish-banori i “BBVIP” tregoi se këtë vit do të nisin një fëmijë.

 

“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”, – u shpreh PM, duke treguar se së shpejti në jetën e tyre do të vijë një bebe.

Panorama.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.